Academic Journal
Menaxhimi i Planit Dinamik per Objektin B+P+5
العنوان: | Menaxhimi i Planit Dinamik per Objektin B+P+5 |
---|---|
المؤلفون: | Vataj, Sami |
المصدر: | Theses and Dissertations |
بيانات النشر: | UBT Knowledge Center |
سنة النشر: | 2021 |
المجموعة: | University of Business and Technology in Kosovo: UBT Knowledge Center Collections |
مصطلحات موضوعية: | Plani dinamik i punimeve, Menaxhimi, Organizimi, Inxhinieria ndertimore, Diagrami i Ganttit, Engineering |
الوصف: | Menaxhimi i planit dinamik të projektit nënkupton procesin e udhëheqjes dhe planifikimit te aktiviteteve ndërtimore qe nevojiten për ta përfunduar një projekt ndërtimor. Disiplina e ndërtimtarisë është profesion specifik sa i përket anës ekonomike dhe menaxheriale. Ndërtimtaria ka për synim ngritjen dhe rikonstruktimin e objekteve ndërtimore. Si veprimtari, ajo realizon produktin e caktuar, objektin ndërtimor-arkitektonik. Ndërtimtaria veqohet për shkak të aktiviteteve të shumta që nevojiten për arritjen e një rezultati brenda një afati kohor. Secili aktivitet si proces teknologjik ka kohëzgjatjen e tij. Varësisht nga natyra e projektit kemi aktivitete që kryhen në vartësi nga aktivitetet tjera paraprake dhe aktivitete të pavarura, që kryhen në të njëjtën kohë me aktivitet tjera. Organizmi i planit dinamik për projektet e qe i përkasin disiplinës se ndërtimit kërkon një grup punues të aftë që të mund ti përcaktojë nevojat dhe ti identifikoj problemet e organizatës apo njësisë punuese. Planifikimi dhe strukturimi i aktiviteteve punuese në varësi të kohës quhet plan dinamik i punës. Paraqitja e aktiviteteve dhe kohëzgjatjes së tyre bëhet me metoda të ndryshme, por është e rëndësishme që paraqitja të jetë e thjeshtë dhe lehtë e kuptueshme. Ky punim ka për qëllim studimin e metodave paraprake dhe arritjen në përfundime rreth përdorimit të tyre në projekte ndërtimore. Gjithashtu ky punim shqyrton cilësisë dhe efektivitetit e proceseve të menaxhimit, monitorimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike, duke paraqitur modele dhe forma të ndryshme për llogaritjen e performancës së tyre. Pas shqyrtimit të metodave për organizim të planeve dinamike, ky punim bën përpilimin e planit dinamik përmes diagramit te gantit duke u bazuar ne paramasën e objektit. |
نوع الوثيقة: | text |
وصف الملف: | application/pdf |
اللغة: | Albanian |
Relation: | https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2781; https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?article=3552&context=etd |
الاتاحة: | https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2781 https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?article=3552&context=etd |
رقم الانضمام: | edsbas.B368651E |
قاعدة البيانات: | BASE |
الوصف غير متاح. |